KK i Malishevës, shqyrtoi dy raporte të drejtorive komunale

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt për këtë vit, ku në mesin e shumë pikave të rendit të ditës, ishin edhe shqyrtimi i raporteve të drejtorive komunale, përkatësisht janë shqyrtuar raportet e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe ai Drejtorisë për Arsim dhe Edukim. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, gjithashtu ka rishqyrtuar katër vendime të saj, dhe i ka obliguar drejtoritë përkatëse, që ato vendime ti harmonizojnë me ligjet apo rregulloret në fuqi, përkatësisht me Planin Zhvillimore Komunal. Po ashtu në këtë mbledhje, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka miratuar emrat e anëtarëve të Komisionit Komunal për hartimin e Rregullores për Transparencë, si dhe ka bërë zëvendësimin e një anëtari të komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimet e rrugëve, si dhe i ka miratuar katër kërkesa të qytetarëve për ndërrim destinim të tokës. Mbledhja e sotme ka filluar me zëvendësimin e anëtarit të KK të Malishevës, nga radhët e PDK-së, Ali Morina, i cili ka dhënë dorëheqje pas punësimit në një sektor që ja pamundëson të qenit anëtarë i kuvendit. Morina është zëvendësuar nga Kushtrim Zogaj, i cili ka dhënë betimin e anëtarit të kuvendit dhe i cili nga sot edhe zyrtarisht është anëtar në KK të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar …