Kryetari Latifi ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit, ,,Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në praninë e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqit, dhe përfaqësueseve të firmës ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit, ,,Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe, projekt ky i cili është bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kontrata për realizimin e këtij projekti është e ndarë në dy lote:

LOT I – vlera e projektit kap shifrën prej 738,804.69 €.

LOT II- vlera e projektit kap shifrën prej 555,535.87€.

Vlera totale e këtij projekti është 1,294,340.56 €.

Rregullimi i shtratit të përroit që i përshkon këto fshatra është projekt me elemente përcjellëse si: ndërtimi i kolektorit  të ujërave të zeza, ndërtim të urave, ndriçim, staza për ecje dhe elemente të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …