Përveç Veton Surroit, i cili është zgjedhur në Bordin e Delegacionit për bisedimet e Kosovës me Serbinë pastaj postimin e një kryeredaktoreje në postin e zëdhënës se Qeverisë, tani ka siguruar edhe postin e një ambasadori në Bruksel, për gazetarin Agron Bajrami. Në dy vitet e fundit Kompania Koha me krejt kapacitetet është vënë në shërbim të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, në radhë të parë për shkak të qëndrimit të njëjtë kundër të gjitha qeverive gjatë 20 viteve të kaluara dhe pikëpamjeve të tanishme identike politike, pavarësisht sesi kanë qenë ato në të kaluarën.
