leoni

Klestori, djali i Kadri Veselit ndjek nga afër seancën në Hagë

Në gjykaten speciale të Kosovës në Hagë, ku po zhvillohet gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka qenë i pranishëm sot edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Përveç tij, në sallën e gjykatës kanë marrë pjesë edhe familjarë të ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilët po ndjekin nga afër procesin gjyqësor dhe dëshmitë e para të mbrojtjes. Seanca e sotme shënon një moment të rëndësishëm, pasi pritet dëshmia e James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit dhe zëdhënës i afërt i ish-sekretares Madeleine Albright, i cili është dëshmitari i parë i ftuar nga mbrojtja e Thaçit. Prania e familjarëve në sallë shihet si një shenjë e mbështetjes së fortë morale për të akuzuarit, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në pafajësinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …