Faton Klinaku

Klinaku: Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza, por tani është ilegale sepse nuk ka mandat

Sekretari i organizatës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza. Në një postim, Klinaku ka ritheksuar se ky institucion po punon ilegal pasi i ka pëfunduar mandati. “Jo Thaçi, por Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza. Punon ilegal sepse nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …