Klinaku mohon përgjegjësinë: “Aktakuza nuk ka vepër penale”

Pas përfundimit të seancës së mbajtur sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u paraqitën nën akuzat se e kërcënuan kryeministrin Albin Kurti përmes rrjeteve sociale më 30 gusht 2023, Klinaku deklaroi para mediave se nuk sheh elemente të veprës penale në aktakuzën që rëndon mbi të. Ai u shpreh se postimi i tij në Facebook, i bërë para dy vitesh, vazhdon të qëndrojë online dhe se nuk ka arsye për ta fshirë, duke paralajmëruar se përmes avokatit do të kërkojë hudhjen e aktakuzës. “Ju e dini që kam kërkuar edhe vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës, konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimin tim që ka qenë i përsëritur figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook edhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale… Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë, përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hudhje të aktakuzës,” tha Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ngjarja e 3 shtatorit 1878: Shqiptarët e Lidhjes së Prizrenit vrasin Mehmet Ali Pashën

Më 3 shtator të vitit 1878 forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të udhëhequra nga …