Studentët kërkojnë nga Ministria e Arsimit që t’i lirojë ata nga të gjitha tarifat për vitin akademik 2020-2021

KMDLNJ dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

KMDLNJ dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet që KMDLNJ do të marrë në punë praktike studentë të UP-së çdo tre muaj. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe drejtori i KMDLNJ –së, Behxhet Shala. Studentët që do të jenë pjesë e punës praktike në KMDLNJ sipas kësaj marrëveshje do të jenë nga Fakulteti Juridik, Filologjik, Filozofik dhe fakulteteve të tjera. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ-ja, përmes një komisioni të përbashkët, e bëjnë përzgjedhjen e studentëve çdo tre muaj. Me rastin e përzgjedhjes së studentëve për punë praktike vullnetare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ do të marrin parasysh notën mesatare të studentëve. Angazhimi në punë praktike është vullnetar. Në fund të periudhës së angazhimit, KMDLNJ bën vlerësimin e punës së praktikantëve dhe bazuar në këtë vlerësim lëshon certifikatë për punën praktike të kryer nga studentët.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …