KMDLNJ

KMDLNJ konstaton se bisedimet me Serbinë po përcillen me mungesë të transparencës nga kryeministri Kurti e vartësit e tij

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka konstatuar  se bisedimet me Serbinë kanë hyrë në fazën e një transparence të munguar nga kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij. Sipas  Këshillit qytetarët po dezinformohen kryesisht nga mediet vendore dhe ato ndërkombëtare për zhvillimet që janë përcaktuese për fatin e tyre. Në emër të ruajtjes së konfidencialitetit që të mos dëmtohet procesi, politikanët vendorë, një numër i vogël i tyre,  u shesin mjegull qytetarëve të Kosovës duke i lënë në terr informativ dhe duke ngritur spekulime të ndryshme,  sidomos për Asociacionin e komunave serbe që  ndërkombëtarët  në mënyrë ultimative po kërkojnë të formohet. Në veçanti ka zgjuar kurreshtje propozimi i pesëshes ndërkombëtare që i lanë Kryeministrisë të Kosovës mbi tavolinë, pa zbuluar fare përmbajtjen apo duke bërë përpjekje ta mbështjellin me një mbështjellës kushtetues e që as për së afërmi i plotëson nevojat e qytetarëve për t’u informuar për këto zhvillime. Sipas KMDLNj-së, kryeministri Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, me një retorikë manipulative vetëm sa e bënë më të errët dhe me të panjohur këtë dokument. Për KMDLNj-në është sa befasuese aq edhe e papranueshme që edhe opozita është bërë kontribuese e territ informativ pas takimit që kishin me Lajçakun në Prishtinë në vend se të këmbëngulë që kryeministri Kurti të mos e lëshojë sallën e Kuvendit pa e treguar përmbajtjen e propozimit, thuhet mes tjerash në reagimin e sotëm të KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …