KMDLNJ: Kosova nuk po e dëshmon se është shtet që i mbron qytetarët e saj nga arbitrariteti i burokratëve ndërkombëtarë

KMDLNJ: Kosova nuk po e dëshmon se është shtet që i mbron qytetarët e saj nga arbitrariteti i burokratëve ndërkombëtarë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur intervenim frikësues dhe arrogant aksionin e sotëm të EULEX-it në vendbanimin e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas një komunikate të gjatë për media, KMDLNj e konsideron të paarsyeshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut që po përdoret forca e policisë, kur sipas tyre, të ftuarit janë deklaruar se do të jenë bashkëpunues me drejtësinë ndërkombëtare. Poashtu sipas këtij këshilli, Kosova nuk po e dëshmon se është shtet që i mbron qytetarët e saj nga arbitrariteti i burokratëve ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …