KMDLNJ

KMDLNj: Reduktimet e rrymës po dëmtojnë qytetarët – kërkohet përgjegjësi dhe kompensim nga KESCO

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat, sipas qytetarëve, po zgjasin deri në 13 orë dhe po shkaktojnë dëme në pajisjet shtëpiake e të punës. Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se operatori KESCO shpesh nuk paralajmëron ndërprerjet, ndërsa refuzon të kompensojë dëmet, megjithëse qytetarët i paguajnë me rregull faturat e energjisë. Organizata i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i padisin institucionet përkatëse dhe të kërkojnë kompensim financiar për dëmet e shkaktuara. KMDLNj shpreh dyshimin se reduktimet nuk lidhen vetëm me prishje teknike, por edhe me shitjen e energjisë në tregjet e jashtme. Po ashtu, paralajmëron se rritja e mundshme e çmimit të rrymës në dhjetor do ta rëndojë ndjeshëm buxhetin e familjeve me të ardhura të ulëta, pensionistëve dhe bizneseve të vogla. Në fund, organizata kërkon përgjegjësi nga institucionet shtetërore, duke theksuar se kriza energjetike po shoqërohet me bllokadë politike, varfëri dhe rënie të standardit jetësor në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj në Samitin e Brdo-Brijunit: Dialogu rajonal, çelës për paqe dhe integrim në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe fqinjësisë së mirë në …