KMDLNJ rekomandon që institucionet me ligj ta ndalojnë përdorimin e burkës në vendet publike dhe në gjykata

KMDLNJ rekomandon që institucionet me ligj ta ndalojnë përdorimin e burkës në vendet publike dhe në gjykata

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ditë më parë ka dal me një rekomandim për institucionet e vendit që me ligj të ndalojnë përdorimin e burkës në vendet publike dhe gjykata. Kjo ide ka gjetur mbështetjen të ligjvënësve, teksa Avokati i Popullit vlerëson se mbajtja e simboleve fetare mund të përcaktohet vetëm me ligj e jo ndryshe. Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala ndalesën e burkës në vendet publike e arsyeton duke thënë se duan që t’i ruajnë nga stigmatizimi gratë që mbajnë një mbulesë të tillë. Shala thotë se Këshilli ka dal me këtë mendim me qëllim që të mos rrezikohen gratë dhe vajzat që bartin burkën, duke i ditur edhe paragjykimet e shoqërisë ndaj tyre.  Përkrah nismës, ka dal edhe anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Teuta Haxhiu e cila thotë se mbajtja e burkës nuk e tregon traditën dhe kulturën tonë. Deputetja e AAK-së deklaron se siguria është mbi të gjitha, prandaj, sipas saj, është tejet e rëndësishme të dihet se kush fshihet prapa asaj veshje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …