leoni

Sot pasdite në Tiranë mbahet protesta e katërt e opozitës edhe kësaj radhe e paralajmëruar si vendimtarja

Sot pasdite në Tiranë mbahet protesta e katërt e opozitës edhe kësaj radhe e paralajmëruar si vendimtarja

Sot pasdite në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me kërkesën për largimin e Qeverisë “Rama”. Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e cila do të zhvillohet sot rreth orës 18:30 kundër opozitës, do të shndërrohet në një kryengritje. Por në prag të mbajtjes së protestës së opozitës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për shmangien e dhunës, duke kërkuar që kjo protestë të jetë paqësore. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë vendimtare, edhe pse nuk jepen detaje nga organizimet, por ajo që mësohet është kohëzgjatja, më shumë sesa 3 orë, ashtu sikur edhe  herëve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …