Koalicioni PDK – LDK e ka marrë vendim që deri më 29 shkurt ta votojë Hashim Thaçin në postin e kryetarit të Kosovës. Zyrtarë të partisë më të madhe në pushtet kanë thënë të mos i kenë problem numrat, por janë duke pritur kthimin e të gjithë deputetëve disa prej të cilëve ndodhen jashtë vendit.  Ajo që dihet është se deri më 10 shkurt nuk do të jetë në rend dite zgjedhja e presidentit, për shkak se shtatë deputetë të koalicionit gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Adem Grabovci, është shprehur i sigurt se nuk do të ketë asnjë vakuum institucional sa i përket postit të kryetarit. Por partitë opozitare janë zotuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, kurdo që emri i tij sillet në kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				