Kocijançiq

Kocijanciq: Kosova do të fitojë kodin e vet telefonik, kurse kompania serbe licencën e plotë dhe juridiksion…

Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, në një intervistë për Evropën e Lirë ka deklaruar se  për Bashkimin Evropian, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk ka lidhje me ultimatume, por me zbatimin e marrëveshjeve. “Dialogu të cilin po e ndërmjetëson  Bashkimi Evropian nuk ka lidhje me ultimatume, dhe se bëhet fjalë për atë që Kosova dhe Serbia janë marrë vesh rreth kushteve sipas të cilave Kosova do të fitojë kodin e vet telefonik, kurse kompania serbe licencën e plotë dhe juridiksion për vendosjen e rrjetit mobil, ka thënë ajo. Bashkimi Evropian, mbështetet në marrëveshjen për telekomunikacion dhe planin e veprimit për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar lidhur me modalitetet e zbatimit.  Për ne është e rëndësishme të zbatohet marrëveshja e arritur në dialog”, ka thënë Kocijançiq. Është krejt e natyrshme se zonjës së parë të BE-së nuk i intereson se kush humb e kush fiton në dialogun, në të cilin Serbia gjithnjë fiton me vepër, ndërsa dialoguesit nga Kosova fitojnë me fjalë, duke gënjyer veten dhe ata që pranojnë të gënjehen prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …