Kolonel Dilaver Goxhaj: SHKOLLA KU LINDIN ELITAT USHTARAKE III

Kolonel Dilaver Goxhaj: SHKOLLA KU LINDIN ELITAT USHTARAKE III

Po Shqipëria a ka një traditë të tillë?

“Kur e kaluara pushon së hedhuri dritën e saj mbi të ardhmen, mendja e njeriut endet në errësisrë.”   

                                          Tokëvili

 

Edhe në Shqipëri ekziston tradita e funksionimit të shkollës së mesme ushtarake e tipit klasik-shkencor, e njohur me emërin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake – Skënderbej”, në Tiranë, e themeluar më 28 Marsit 1945 dhe e mbyllur pas 47 vitesh, në Nëntor 1992.(Fiqiri Shtëpani.“Shkolla Skëndëbej”, Globus R, Tiranë, 2010,f.7). Fillimisht ajo u quajt “Shkolla e pionerëve ushtarakë”, dhe në vitin 1947 morri emërin e mësipërm. Themeluesi i saj Enver Hoxha e cilesoi “Fidanishtja bazë për pëgatitjen e oficerave tanë të ardhshëm, të cilë duhet të pajisen me shkencë, me kulturë dhe me arsim, të brumosen me ndërgjegje të lartë patriotike”(Enver Hoxha vepra, vëll..23, f.278).

Në vitin 1963 ajo u shndërrua në shkollë e mesme e tipit klasik-shkencor-teknik-arte, (thënë ndryshe: shkollë ushtarake e tipit klasik-shkencor-politeknik), pasi, prej shtatorit të këtij viti filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e mesme profesionale të Tiranës.

Ajo u emërtua “Kompania e Parë Jashteme”, e cila fillimisht u formua me 265 skenderbegas të ndarë në 6 (gjshtë) toga (klasa): toga e mjekësisë, e ekonomikut (degët kontabel dhe mercologji), dy togat e Politeknikumit “7 Nentori” (toga mekanike dhe toga elekrike), toga e ndertimit, toga e Kultures (drama, piktura, regjizura). Çdo mëngjes, me një autobus të Shkolles “Skënderbej”, niseshin për mësim 6 orësh, në intenerarin: Shkolla e Mjekësisë, Politiknikumi, Teknikumi Ekonomik ” Nako Spiro “, Teknikumi i Ndertimit, Shkolla e Kultures (keto tre te fundit te Qyteti i Nxenesve ), Liceun Artistik ” Jordan Misja”. Pbas 4 vjetëve, ashtu si dhe ata që vazhdonin gjimnazin brenda Shkolles “Skenderbej”, shkonin në Shkollën e Bashkuar në fakultetet përkatëse, ndërsa atya që mbatronin sjkëlqyshëm dergoheshin në USHT, me të cilët më pas u formua Batalioni Universitar me studentë ushtarakë ( Rep. Usht Nr. 1822 në Qytetin Studenti) dhe kthim, duke iu nënshktruar regjimit brenda shkollës ushtarake “Skëndetrbej”.

Këtë veçori të shkollës së mesme ushtarake shqiptare nuk e ka asnjë vend tjetër.

Bashkëkohësit civilë të këtyre kadetëve, në shkollat e mësipërme ku shkonin Skëndërbegasit e vegjël me uniformën e bukur ushtarake, flasin me respekt dhe nostalgji, duke u shprehur: “Skëndërbegasit ne i kishim si pikë orientimi për gjithçka pozitive dhe, veçanërisht për ecurinë në mësime dhe gjallërinë fizike”. Për një shkollë të tillë dhe me këtë emër ëndërronin dikur Rilindasit tanë, e shprehur kjo edhe nga eruditi dhe staticieni Sami Frashëri tek libri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, i cili thotë “Në kryeqytet të Shqipërisë, të cilënë mundimë ta quajmë Skënderbegas… Përveç shkollave të dyta e të treta do të jetë një shkollë ushtërije me këtë emër, më pastaj duhet të hapenë: një në Shqipëri të Sipërme, (kuptohet në Kosovë, D.G), e një në të Poshtërmet. Shkoll’ e aniërisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të jen’ edhe aniat’ e luftësë, në Durrës a në Ujët-të-Ftohtë, afër Vlorësë.”(Sami Frashëri, vepër e cituar, f.85 & 91)

Deri në vitin 1950 në këtë shkollë pranoheshin prej moshës 10 deri 18 vjeç; pas këtij viti filluan të pranoheshin prej moshës 14 deri 18 vjeç. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë një president i Shqipërisë, 9 shefa të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sonë dhe dhjetra ministra të të gjitha lëmive, pa folur për mjekë të shquar, shkrimtarë dhe poetë me emër, historianë, diplomatë, juristë, pilotë, oficera marine, inxhinjerë, arkitektë, mjeshtra sporti të të gjitha drejtimeve nga më të shquarit në vend, si dhe piktorë e artistë me famë, si Mentor Xhemali me plejadën e tij; janë mbi 200 personalitete shkencore të të gjitha fushave etj. Nga që në këtë shkollë kultivohej sensi i drejtësisë dhe sinqeriteti, ndaj dhe ka patur 112 të dënuar politikë, midis tyre edhe të pushkatuar, si oficeri poet Trifon Xhagjika etj,(Kujtim Halili: “Fjalor biografik ushtarak”,vël1.1,Sh.B.Email“, Tiranë, 2006), si në asnjë shkollë tjetër të vendit tonë! Dhe kjo ndodhi sepse skënderbegasit udhëhiqeshin nga parimi: Po e di të vërtetën, thuaje haptas, ndryshe mbetesh gjithmonë një shkurtabiq i mjerueshëm.

Njeriu që mbaronte shkollën Skënderbej dilte i formuar për të shkuar në kursant, (kështu thirreshin dëgjuesit e Shkollë së Bashkuar të Oficerave dhe në akademinë e Marinës dhe të Aviacionit që ndodheshin në Vlorë. Quhej shkollë e bashkuar, pasi në atë shkollë përfshiheshin të gjithë fakultetet e të gjitha llojeve të armëve dhe shërbimeve). Një pjesë prej maturantëve të Shkollës “Skënderbej” dërgoheshin në fakultete të ndryshme të Univesitetit Shtetëror, sipas nevojave të Ushtrisë, si dhe në shkollën e inteligjencës. Njohja e bazave të shkencës e të artit të luftës nuk e bënin atë të përçmonte çdo lloj arti tjetër, prandaj skënderbegasi në të njëjtën kohë ishte edhe edukator, edhe ushtarak. Me pak fjalë, skënderbegasi, kur mbaronte Shkollën e Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha”, (sot Akademia Ushtarake), e më pastaj, pas një periudhe si komandant reparti, kryente Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm “Mehmet Shehu”, (sot Kolegji i Mbrojtjes), ishte një njeri i denjë për të zënë një post të lartë shtetëror, ngaqë kishte fituar aftësitë e nevojshme për të udhëhequr e komanduar me përgjegjshmëri të lartë, përpikmëri dhe gjithë autoritet, të cilin ia jepnin dijet e gjithanshme.

Në mesin e viteve ’70, kur KM Mehmet Shehu mori edhe detyrën e Ministrit të Mbrojtjes u dha orientimi që të gjithë komandantët dhe shefat e armëve e shërbimeve të njësive taktike dhe atyre operativo e strategjike të përzgjidheshin mundësishtë nga ai kontigjent kuadrosh që kishin qenë skënderbegas.

Thuajse gjithë gjeneralët që ka sot ushtria shqiptare kanë dalë nga bankat e asaj shkolle. Niveli i përgatitjes së nxënësve të saj ishte i tillë, sa në konkurset kombëtare të shkollave të mesme, kjo shkollë merrte pjesë jashtë klasifikimit, pasi mund të zinte pa diskutim vendin e parë me çdo ekip të saj, për mos të folur se gjithë ekipet e të rinjve të Klubit Sportiv “Partizani” (futboll, basketboll, veleiboll, not, mundje, boks, atletikë etj) dilnin nga kjo shkollë.

Nuk mund të quhet rastësi që nga pesë oficerët e Ushtrisë Shqiptare, që shkuan vullnetarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me funksione të larta, brenda në territorin e Kosovës, para se të angazhohej NATO në atë luftë, katër prej tyre ishin Skëndërbegas! Kjo përbën provën më të pakontestueshme se oficerat e dalë nga Shkolla e mesme Ushtarake Skënderbej ishin kuadrot më të sprovuara, më idealiste dhe besnikët më të pakrahasueshëm ndaj atdheut dhe popullit shqiptar. Ky fakt si dhe ai i shkuarjes në Luftën e Vietnamit një grup oficerash dalë nga kjo shkollë, për të marrë përvojën e asaj lufte, si dhe ato të lartpëmendura më lart pë cilësitë e nxënësve të kësaj shkolle ushtarake shqiptare, flasin për punën e kujdesshme përzgjedhëse që ka bërë kjo shkollë, njohja e së cilës përbën një thesar me vlerë, si në sferën kulturore ashtu edhe në veprimtarinë praktike të oficerit të dalë nga Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”. Fakti i fundit flet edhe më qart për vlerat e larta të kësaj shkolle, si dhe njëherësh argumenton se ndryshimet strukturore të shkollimit të oficerave tanë duhet të marrin për bazë argumentin dhe jo dëshirat apo bindjet politike. Ky fakt hap te lexuesi një këndvështrim kurajoz e të rallë për t’u futur në të “fshehtat” dhe “sekretet” e ndërtimit, funksionimit dhe të përsosjes së shkollimit të oficerit shqiptar, pasi oficerët e dalë prej kësaj “fidanishteje” të Ushtrisë Shqiptare janë specialistë në një fushë të caktuar e prioritare, siç është ajo e drejtimit.

Të gjithë të dhënat që sollëm për shkollat e mesme ushtarake të vendeve të lartpërmendura dhe ato për Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” shpjegojnë, se pse SHBA, Francë, Itali, Angli, Rusi, Turqi, Gjermani e shumë vende të tjera e mbajnë dhe e zhvillojnë me shekuj këtë lloj shkollave ushtarake, e cila është shndërruar në traditë kombëtare të secilit shtet, gjë që të len të kuptosh, se ato shtete ekzistencën e ushtrisë nuk mund ta kuptojnë pa ekzistencën e shkollës së mesme ushtarake, shkollën e kadetëve. Sikundër e pamë, në vend që kjo traditë të vinte duke u reduktuar qoftë edhe në një nga ato shtete, ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta, ndryshe nga Shqipëria. Madje Italia prej vitit 2009 ka filluar që në shkollat e mesme ushtarake të pranojë edhe vajza.

Parë në këtë retrospektivë, do të ishte më shumë se marrëzi që, riaktivizimin e shkollës sonë të mesme ushtarake, dikush ta quaj nostalgji për sistemin shoqëror për kohën që ajo shkollë funksionoi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …