Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutash

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutash

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Özkan Ulutaş. KOMFSK fillimisht i uroi mirëseardhje gjeneral Ulutaş dhe e uroi për detyrën e KOMKFOR. Me këtë rast,  gjeneral Jashari, informoi Komandantin e KFOR-it, për planet, angazhimet aktuale të FSK-së, dhe planet e zhvillimit në vijim. Gjeneralët, po ashtu, shkëmbyen diskutime edhe rreth zhvillimeve të sigurisë në vend dhe rajon. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …