Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Komandanti i FSK-së mori pjesë në konferencën vjetore „Karta e Adriatikut A5”

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahma Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5”, që u mbajt në Budva, Mali i Zi, nga data 3 deri më datën 5 tetor 2018. Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5”, i  njoftoi homologët e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të saj. Gjeneral Rama me theks të veçantë foli për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel rajonal; me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

 Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan koloneli Nichols Ryan, zhvilluan një takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Twitty, ku së bashku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty lidhur me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit joshumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës- SHBA, si dhe sfidat  me të cilat po ballafaqohet FSK-ja.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu zhvilloi takime edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, të Republikës së Maqedonisë dhe të Malit të Zi, dhe se bashku u pajtuan që në të ardhmen ta rrisin bashkëpunimin dypalësh në shkëmbimin e përvojave.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahma Rama  mori pjese Takimin Vjetor të Shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5’’ i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi, nga data 03-05 tetor 2018.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në adresimin e tij, në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5” të mbajtur në Budva, i  njoftoi homologet e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave. Gjeneral Rama theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel të rajonit, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe atë të Mbrojtjes.

 Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Timothy Orr, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan, koloneli Nichols Ryan, zhvilluan takim të përbashkët me zëvendës komandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Twitty, ku u diskutua aspekti bilateral dhe marrëdhëniet e shkëlqyera. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty, me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës të SHBA-ve, si dhe me sfidat dhe rrugën përpara që ka FSK-ja.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu pati takime bilaterale edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, me të cilët u pajtuan për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit bilateral.

 

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …