Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama u prit në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama u prit në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) ka zhvilluar takime të ndara në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës  në ShBA, Vlora Çitaku, në Departamentin e Shtetit u priten në takim nga Susan Falatko. Me këtë rast komandanti i FSK-së e ka njoftuar Falatkon për progresin e FSK-së në këtë fazë tranzicioni, mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mes të dy vendeve mike me qëllim të vazhdimit të ndërtimit të aftësive të reja në bazë të planit gjithëpërfshirës për tranzicionin e FSK-së.

Gjithashtu, gjeneral Rrahman Rama u prit edhe nga John Erath, zëvendësdrejtor për Evropë, i shoqëruar edhe nga drejtori për Çështje të Evropës Williem Berkley. Gjeneral Rama i ka njoftuar zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se FSK-ja vazhdon të jetë forcë profesionale, shumetnike dhe e gatshme për të qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse. Zhvillimet dhe zgjerimi i mandatit të FSK-së është në përputhje me planin.

Në fund, komandanti i Ushtrisë së Kosovës ka falënderuar zyrtarët amerikanë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-të dhe Ushtria Amerikane po i japin Kosovës dhe FSK-së.Komandanti në të gjitha takimet ishte i shoqëruar nga atasheu i ShBA-së në Kosovë dhe atasheu i Mbrojtjes nga Republika e Kosovës në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …