Brickos

Sot në Bllacë të Therandës u përkujtuan dëshmorët e rënë në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot në Bllacë të Therandës u përkujtuan dëshmorët e rënë në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi u mbajt në Bllacë te lapidari i dëshmorëve. Gjatë luftës së UÇK-së Bllaca ka dhënë dëshmorët:  Bislim Zekolli, Mehmet Lumi, Shaban Nuhi Iballi, Kadri Çollaku, Sahit Tixhaj,  Sadri Hasan Guraziu Salih Kermeni dhe shumë martirë.

Bali Muharremaj

Në fjalën e tij, Bali Muharremaj, kryetari i komunës se Therandës tha se fshati Bllacë ka dhënë çdo herë për Kosovën, ka dhënë për shtet-formim e shtet-ndërtim, shumë herët, para luftës së dytë botërore, Ramë Bllaca, Qazim Bllaca, Asllan Fazlia, rapsodi Rizah Bllaca, i cili e mbajti Bllacën, Therandën e Kosovën gjallë dhe pastaj dëshmorët e luftës së UÇK-së…

Që nga vitit 1990 e deri në vitin 1998, populli i Kosovës, i Therandës, ishte i pa identitet, duke i falënderuar dëshmorët, martirëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kthye identiteti i popullit shqiptar. Vetem një gjë mos e harroni, kjo tokë, as nuk falet e as nuk shitet për arsye se në komunën e Therandës janë të vendosur 54 lapidare. Lapidarët janë gurë themel i shtetit dhe pavarësisë tha mes tjrash, kryetari i komunës, Bali Muharremaj

Destan Zekolli

Destan Zekolli, kryetar i shoqatës së veteranëve në komunën e Therandës, në fjalën e tij tha se dëshmorët nuk janë vetëm të Bllacës, por të mbarë kombit shqiptar, sepse ata përfaqësuan një komb, e përfaqësuan një tokë shqiptare, kudo që kishte Shqiptari ata luftonin, ata nuk zgjodhën se ku të luftonin pasi që e dinin se e gjitha ishte tokë e tyre.

Ishin vitet e para luftës që nga viti 1990 e deri 1998, këtij populli i humbi shpresa për të pas kuptim, për të pas jetë. Ishte një kohë e vështirë sa na hupi kontrolli në shtëpitë tona, në oborret tona, u shpenzuar rrugët politike, rrugët paqësore e pastaj ishim pak të përgatitur se një ditë do të vinte edhe lufta që të rrokin luftëtarët e lirisë armën, por mbi të gjitha doli një burrë i burra, një luftëtar, një hero i pavdekshëm, që i tregoi këtij populli se e vetmja rrugë është kjo për të zgjedhur lirinë ose për ta pranuar robërinë ata të cilët nuk duan të kapin armët. Por fatmirësisht me rasin e tij që i dha jehonë kësaj toke e këtij populli, e rrokën djemtë më të mirë e vajzat e kësaj toke e këtij populli, i rrokën armët dhe e ndoqëm rrugën e Adem Jasharit.

 Të paktat janë fjalët lavdi, të paktat janë kurorat me lule që i qesim për dëshmorët, por të shumta janë që secili njeri,  duke filluar nga Presidenti, Kryeministri e deri te bujku në arë që ta kryejnë punën e vetë, me nderë dhe me respekt. Sepse amaneti i dëshmorëve se në këtë tokë që jetojmë ne ta gëzojmë ne dhe vetëm gjaku i tyre dhe i të gjithë të rënëve, çoftë luftëtar apo martir, gjaku i tyre është gur themeli i lirisë së kësaj toke, andaj çdo herë u jemi mirënjohës.

Që nga ky vit do të organizohet dita e çlirimit njëherit dita e dëshmorëve, 13 qershori, sepse dëshmorët duke luftuar e çliruan këtë vend, prandaj që nga ky vit do të jetë 13 qershori ditë në nivelin qendror lokal, që të jetë nën patronatin e kryetarit do të jetë trashëgimi për brezat që vijnë, sepse gjeneratat e luftëtarëve të lirisë, shumica janë të sëmurë dhe të moshës 50-vjeëare, vetëm në vitin e kaluar 23 veteranë kanë vdekur në komunën e Therandës, prandaj duhet ti mësojmë gjeneratat e reja, që ta dijnë një ditë, nuk do të punojnë shkollat, nuk do të punojnë institucionet komunale dhe do të jetë një ditë për dëshmorët ne nivelin e Kosovës.

Në fund të manifestimit u dha një program i pasur kulturor e artistik.

Bllacë - 20 vjetori

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …