Brickos

Kryetari Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, ka takuar diplomatin amerikan Philip Reeker

Kryetari Thaçi, në margjinat e forumit GlobSec në Bratislavë, ka takuar diplomatin amerikan Philip Reeker

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai dhe diplomati nga SHBA diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse”, u shpreh Thaçi. Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Kryetari ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën. “Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …