Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, viziton Bondsteel dhe ekspozitën e armëve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar Kampin Bondsteel, ku u takua me personelin e Komandës Rajonale Lindje (RC-E) dhe u njoh me operacionet e përditshme të misionit të NATO-s në Kosovë. Në kuadër të vizitës, Barduani u prit nga komandanti i RC-E, Jonathan Lloyd, i cili e informoi detajisht mbi aktivitetet operative dhe përgatitjet e vazhdueshme të njësive në terren. Një moment i veçantë i vizitës ishte ekspozita e armëve dhe pajisjeve, e organizuar nga Garda Skoceze si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për trajnime. Ekspozita ofroi një pasqyrë të automjeteve, sistemeve dhe aftësive operative të njësive, duke reflektuar gatishmërinë e KFOR-it për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ky vizitë vjen në një moment kur prezenca e NATO-s mbetet kyçe për stabilitetin rajonal, duke siguruar koordinim të ngushtë mes njësive të KFOR-it dhe forcave vendore, si dhe duke demonstruar gatishmërinë për të adresuar sfidat e sigurisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …