Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATOKosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e forcave të Kosovë Force, në Kosovë nuk ka një afat të caktuar për përfundimin e saj. Në një intervistë për mediat serbe, Ulutaş theksoi se vlera e KFOR-it qëndron në praninë e tij të dukshme dhe fleksibile në terren, në qasjen e paanshme ndaj të gjitha komuniteteve dhe në rolin që luan për krijimin e hapësirës për dialog politik. “Vlera e shtuar e KFOR-it është trefishtë: kemi një prani të dukshme, fleksibile dhe të përshtatshme në gjithë Kosovën, kemi një qasje të paanshme duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë dhe vazhdojmë të ofrojmë hapësirë për dialog politik”, u shpreh ai. Sipas komandantit të KFOR-it, mandati i këtij misioni bazohet në Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. dhe nuk ka një afat përfundimtar. Ai theksoi se çdo vendim për të ardhmen e KFOR-it merret nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara organi më i lartë vendimmarrës i NATO-s. Ulutaş shtoi se KFOR-i do të vazhdojë të përshtatet sipas zhvillimeve në terren dhe do të mbetet pjesë thelbësore e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e një sigurie të qëndrueshme në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO mbështet plotësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Unioni Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Kaja Kallas për marrëveshjet në Kosovë, por sfida mbetet zbatimi i tyre

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka …