Komandanti i KFOR-it takon zyrtaren e NATO-s, theksojnë rëndësinë e grave në paqe dhe siguri

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në “Film City” përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për gratë, paqen dhe sigurinë, znj. Irene Fellin. Sipas njoftimit zyrtar të misionit të NATO-s në Kosovë, ky takim u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi zbatimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, në përputhje me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë,” thuhet në komunikatë. Bisedimet u zhvilluan në vazhdën e konferencës dyditore të KFOR-it mbi rolin e grave në paqe dhe siguri, të mbajtur më 27 dhe 28 maj në Selanik, Greqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …