Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Shukri Buja ka njoftuar për lirimin e tij nga të gjitha akuzat për krime lufte

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Shukri Buja ka njoftuar për lirimin e tij nga të gjitha akuzat për krime lufte

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës,  Shukri Buja ka njoftuar për lirimin e tij nga të gjitha akuzat për krime lufte, pas një procesi të gjatë hetimor nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë.  Ai  lirimin e konsideron si  rezultat si një fitoreje  të rëndësishme për të dhe për pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë punës së avokatëve të tij, Xhefri Nais dhe Taulant Hodaj, dhe përpjekjeve të tyre për të mbyllur çështjen për mungesë provash, Buja u lirua përfundimisht nga akuza. Ai theksoi se ky është rasti i parë i mbyllur nga Prokuroria Speciale në mënyrë zyrtare për çështje të krimeve të luftës. Buja shpreson që ky vendim do të kontribuojë në lirimin e bashkëluftëtarëve të tij që ende përballen me procese në Hagë, duke theksuar se përpjekja e Kosovës për liri ishte e drejtë dhe legjitime.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …