Komisari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn nesër vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kjo është vizita e parë në rajon e komisionarit pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane. Gjatë vizitës së tij, Hahan do të takohet me autoritet politike, kryetarin Hashim Thaçi, kryekuvendarin, Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. Sipas një njoftimi nga zyra e BE-së për Kosovën, komisionari do ta përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
