Komisioneri Johannes Hahn thotë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Komisioneri për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn: Nuk ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn e ka mbështetur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler i cili ka deklaruar se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

Hahn  në profilin e vet në “Twitter”, Hahn e ka përcjell mesazhin e ambasadorit austriak Gernot Pfandler, se nuk ka ndryshim të pozicionit austriak kundrejt Kosovës.  “S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, shkroi Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Pjetër Shala

Strasburgu pranon ankesën e Pjetër Shalës, goditje e drejtpërdrejtë për kredibilitetin e Gjykatës Speciale

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se ka pranuar për shqyrtim padinë …