te Pagjeturit

Komisioni bashkë me familjarët dhe shoqatat do të shënojnë Javën e të Pagjeturve në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur bashkë me familjarët e të rrëmbyerve të luftës nga ushtria dhe policia e Serbisë dhe shoqatat e dala nga lufta çlirimtare e UÇK-së do të shënojnë Javën e të Pagjeturve në Kosovë. Ata shpallën sot zyrtarisht Javën e të Pagjeturve e cila do të mbyllet me ditën e tyre, 27 Prillin. Dita e parë për të kujtuar të pagjeturit filloi me vendosjen e luleve tek memoriali për të zhdukurit afër ndërtesës së Kuvendit. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, gjatë një konference, edhe një herë kërkoi që çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel. Përfaqësuesi i familjarëve, Bajram Qerkini përsëriti se ende ka shumë punë për të bërë, por institucionet e Kosovës nuk i kanë duart e zgjidhura për të zbardhur këtë çështje. Edhe 17 vjet pas luftës, Kosovës i mungojnë më shumë se 1 mijë e 600 të vrarë, e të zhdukur nga forcat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …