MKRS-ja dha çmimet për dramë

Sot, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm, ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.

Ministri Kujtim Shala përgëzoi fituesit e këtyre çmimeve dhe jurinë profesionale për punën e bërë. Ai më tej u shpreh se me këto çmime kanë për qëllim të nxisin dhe të motivojnë krijimtarinë artistike shqiptar.

Në bazë të vlerësimit të jurisë, në përbërje të Besim Rexhaj, kryetari, Agim Selmi, Bislim Muçaj, Agon Miftari, Zethane Bahtiri, çmimi i parë iu dha autorit Bashkim Hoxha për dramën “Askushi”. Çmimi i dytë autorit Ardian-Christian Kyçyku për dramën “Një botë më tutje”.Ndërsa çmimi i tretë ia dha autorit Pashtrik Brahaj për dramën “Shtrati me gozhda”.

Çmimet kanë vlerë financiare, i pari fiton 3600 euro, i dyti 2400 euro, ndërsa i tretë ka vlerën e 1200 eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …