Rusia po e fuqizon “Bashkimin e Shteteve Ortodokse” të Ballkanit për t’ ia kundërvënë NATO-s

Përplasjet NATO-Rusi tashmë janë të hapura

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka  pranuar se ka pasur replika serioze e pa dorëza me njërin nga ambasadorët e Rusisë, që në gjuhën e diplomatëve do të thotë “edhe pak dhe do të përdornim grushtet”. “NATO-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të rënda e të vazhdueshme mes tyre dhe takimi i fundit nuk e ndryshoi dot këtë situatë. Aleatët e NATO-s mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre se do të ketë rikthim të bashkëpunimit praktik nëse Rusia vazhdon të mos respektojë ligjin ndërkombëtar. Mundësinë e komunikimit ne do ta mbajmë sidoqoftë të hapur”, ka thënë Stoltenberg. Provokimet e fundit të avionëve luftarakë rusë kundrejt atyre të aleancës dhe anijeve në detrat veriorë evropianë i kanë shtyrë shumë në perëndim të mendojnë se Vladimir Putin e ka pasion lojën me zjarrin. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …