Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Komisioni i Pavarur i Mediave ka nxjerrë Rregulloren, e cila përcakton obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave ka nxjerrë Rregulloren, e cila përcakton obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit, KPM ka përgatitur edhe një Letër Sqaruese për të ndihmuar ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale që të përmbushin obligimet e tyre në përputhje me Ligjin për Zgjedhje dhe aktet nënligjore të KPM-së. Gjatë periudhës së fushatës dhe heshtjes zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të licencuarit nga KPM duhet të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin që përfshijnë: Deklarimi për mbulimin e fushatës, dorëzimi i ditarëve për zgjedhje, ditaret, dërgimi i çmimores. KPM synon që përmes këtyre rregullave të sigurojë respektimin e standardeve ligjore dhe të garantojë një mbulim të drejtë dhe transparent të fushatës zgjedhore nga mediat.

Kontrolloni gjithashtu

Gazetari gjerman Michael Martens ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Gazetari gjerman Michael Martens ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me ish-presidentin e Kosovës, …