Chollet dhe Escobar: Kosova mund të refuzojë opsionet që kërcënojnë strukturën e saj ligjore, por nuk mund të refuzojë zotimet e saj

Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbanë seancën dëgjimore të quajtur, “Vlerësimi i politikës amerikane për Ballkanin Perëndimor”

Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, sot mbanë seancën dëgjimore të quajtur, “Vlerësimi i politikës së ShBA-së për Ballkanin Perëndimor”. Në këtë seancë dëgjimore të ftuar janë: Derek Chollet, këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe emisari amerikan pёr Ballkanin Perёndimor, Gabriel Escobar. Një ditë para se të dalin para senatit, këshilltari Derek Chollet ka thënë se është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës e Serbisë. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën për normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen  e Amerikës për procesin e dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …