Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për kryetar të Klinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për kryetar të Klinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë. Kjo ia pamundëson atij të qenit kandidat për kryetar komune. Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, për mosdeklarim të pasurisë. Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti. Të njëjtin vendim Gjykata e Apelit e mori para pak ditësh edhe për të akuzuarin Enver Berisha të cilin gjykata e Pejës e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Peci: Ka pasur takime me Limajn – Nismën e shohim si partnere të mundshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka konfirmuar se kanë pasur kontakte me Nismën Socialdemokrate …