Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë sqarime, për tenderin e shërbimeve postare lidhur me votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë sqarime lidhur me akuzat se tenderi për bartjen e votave të diasporës i është dhënë një kompanie, e cila ndodhet në listën e zezë nga Ministria e Punëve të Jashtme për humbjen e pasaportave. Në reagim, KQZ-ja njofton se ka shpallur tenderin në procedurë të hapur për kontraktimin e një operatori ekonomik për kryerjen e shërbimeve postare. Pas anulimit të procedurës së hapur për shkak të afatit të shkurtër kohor, është përdorur procedura e negociuar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. KQZ ka ftuar të aplikojnë  të gjithë operatorët ekonomikë, të licencuar për shërbime postare nga ARKEP, që nuk kanë ndalesa dhe nuk janë në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, siç është pretenduar,” thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …