Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, ka miratuar vendimet për qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare të Butrintit dhe Berat-Gjirokastrës. Lajmin e bëri të ditur ministri për Kulturën, Blendi Gonxhja. Vendimet e miratuara nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore janë një konfirmim i përpjekjeve tona dhe një inkurajim për punën e mëtejshme. Ai theksoi se projektvendimi për Rajonin e Liqenit të Ohrit do të diskutohet në sesionin e vitit të ardhshëm. Ministri gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e vlerësimeve pozitive dhe bashkëpunimit të suksesshëm me Qendrën e Trashëgimisë Botërore, duke shtuar se 90% e pikave përmbajtësore të vendimit për Butrintin janë mirëpritur dhe mbështetur nga shteti shqiptar. Vendimet e sotme janë një inkurajim dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit,” përfundoi ministri Blendi Gonxhja.
Kontrolloni gjithashtu
7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe përvjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe
Më 7 mars shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
