leoni

Komiteti Ndërministror për Investime Strategjike vendos që të pezullohet puna për ndërtimin e hidrocentralit ne Lumbardh

Komiteti Ndërministror për Investime Strategjike vendos që të pezullohet puna për hidrocentrale në Lumbardh

Komiteti Ndërministror për Investime Strategjike në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që të pezullohe t përkohshëm puna e Grupit Operacional, që ka për obligim ligjor ta shqyrtojë teknikisht aplikacionin e investitorit potenaical strategjik për ndërtimin e  hidrocentralit ne Lumbardh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Sipas tij, komisioni ka vendosur që për shkak të shqetësimeve i duhet kohë shtesë që të konsultojë të gjitha palët e përfëshira, duke e marrë për bazë edhe investitorin “Kelkos”. “Duke u bazuar në shqetësimin e qytetarëve dhe me kërkesë të Komunës së Pejës, në Komitetin Ndërministror për Investime Strategjike është votuar unanimisht që të pezullohet përkohshëm puna e Grupit Operacional, që ka për obligim ligjor ta shqyrtojë teknikisht aplikacionin e investitorit potencial strategjik.  Komisioni ka vendosur që për shkak të shqetësimeve i duhet kohë shtesë që të konsultojë të gjitha palët e përfëshira, duke e marrë për bazë edhe investitorin “Kelkos”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …