leoni

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi Amrush Helshani, në emër të komitetit, i falënderoi bashkëpunëtorët nga institucionet publike dhe shoqëria civile, duke i nderuar me mirënjohje për kontributin e tyre në integrimin e komuniteteve në Malishevë.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi punën e të gjithë atyre që angazhohen për integrim, barazi, mirëqenie dhe tolerancë ndërmjet komuniteteve.

Me këtë rast u nderuan përfaqësues të OJQ-ve, drejtorë institucionesh dhe akterë të tjerë që kanë ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, koalicion kërkoj vetëm nga qytetarët

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka dalur …