Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga zv/kryesuesi Naser Malisheva, ka mbajtur takimin e njëmbëdhjetë të radhës, ku në fokus të këtij takimi, ishte raporti i drejtorisë komunale të urbanizmit, lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2016.

Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka raportuar para anëtarëve të këtij komiteti dhe ka konfirmuar se janë realizuar të gjitha projektet e parapara, sipas listës së investimeve kapitale. “Ne i kemi realizuar të gjitha projektet, që janë paraparë në listën e investimeve dhe në asnjë rast nuk ka pasur asnjë lloj diskriminimi të qytetarëve, apo komuniteteve”, ka thënë Morina.

Më pas, anëtarët e komitetit, kanë bërë pyetje të shumta për drejtorin Morina, lidhur me investimet, pyetje në të cilat është përgjigjur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …