Asfaltohen rrugët në Temeqinë të Malishevës

Në kuadër të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Komunës së Malishevës, përkatësisht banorëve të fshatit Temeqinë, pas hapjes dhe krijimit të bazës së rrugëve në këtë fshat, janë duke u asfaltuar të gjitha rrugët brenda fshatit që lidhin lagjet me rrugën kryesore. Asfaltimin e rrugëve, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor.

“Ne jemi duke u munduar maksimalisht, që brenda mundësive tona buxhetore, ti plotësojmë nevojat dhe kërkesat e juaja, përfshi edhe Temeqinën, si njëri prej fshatrave më të largëta të komunë së Malishevës. Ne po i rregullojmë këto rrugë, e ju ti gëzoni”, ju tha kryetari Begaj, banorëve të Temeqinës, gjatë vizitës.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, gjithashtu i ka uruar banorët dhe tha se drejtoria që drejton, është munduar maksimalisht të realizoj të gjitha projektet e planifikuara. “Këto rrugë kanë qenë jo vetëm planifikim, por në të njëjtën kohë edhe një obligim i yni për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës”, tha Morina.

Temeqina, është njëri prej fshatrave të largët të Komunës së Malishevës, ndërsa asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve, është nevojë e kohës, për lëvizjen më të lehtë për të gjithë banorët, e sidomos për nxënësit, të cilët duhet të ecin nga shtëpitë e tyre, deri në shkollë. Me këto rrugë të rregulluara, pothuajse kompletohet infrastruktura rruge në Temeqinë.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …