Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Alberton Sahiti, ka bërë propozim-vendimin për miratimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt si dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor të planeve ndërkomunale për Menaxhim të Integruar të Mbeturinave për Komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novebërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillugut, Ferizajt, Kacanikut, Shtimës, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.
Drejtori Sahiti, po ashtu bëri edhe propozim-vendimin për subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik.
Këto pika të rendit të ditës në detaje do të diskutohen të premten ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës nga ora 10:00.