leoni

Kompania e vëllait të shefit të kabinetit të Kurtit merr licencë për tregtim të energjisë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka licencuar sot për tregtim të energjisë elektrike kompaninë “Management & Development Associates”, e themeluar nga Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Licenca është dhënë në seancën e tetë të Bordit për këtë vit, ku një licencë e tillë iu dha edhe kompanisë “Energy Kosova V.B”. Lajmi ka rikthyer në vëmendje debatin publik për konflikt interesi, pasi më herët ishte raportuar se vëllai i Dalipit, Driton Dalipi, ka marrë drejtimin e kësaj kompanie dhe po hyn në tregun e liberalizuar të energjisë. Partia Demokratike e Kosovës kishte denoncuar këtë zhvillim si përpjekje për përfitim përmes pozitave zyrtare, ndërsa vetë Luan Dalipi pati reaguar, duke thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e tij dhe se vëllai i tij është thjesht një qytetar i lirë që ka vendosur të operojë në tregun energjetik sipas rregullave. Ai akuzoi mediat për fryrje të temës dhe për keqinterpretime. ZRrE ka njoftuar gjithashtu se në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe 25 kërkesa për vetëkonsum dhe janë adresuar ankesa të konsumatorëve. /nacionale/

Kontrolloni gjithashtu

ATK mbledh mbi 500 milionë euro tatime në gjashtë muaj, rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor …