Kompania “Te Visari”, nga Ferizaj ka dhuruar 1,000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt

Kompania “Te Visari”, me pronar Visar Berisha nga Ferizaj ka dhuruar 1,000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt, në këtë situatë emergjente me COVID-19. Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt kryetari Bashkim Jashari e ka falënderuar donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat po shpërndahen tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave, për të evituar kështu mundësinë e përhapjes së infeksionit.

Bashkë do t’ia dalim! Ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …