Brickos

Kompania “Alfa Trade” ka dhuruar 3,000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt

Kompania “Alfa Trade”, me pronar Hajdar Hajdari ka dhuruar 3,000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt, në këtë situatë emergjente me COVID-19. Donacionin në emër të kompanisë e dorëzoi Musa Hajdari, asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt falënderoj donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat po shpërndahen tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave, për të evituar kështu mundësinë e përhapjes së infeksionit.

Bashkë do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …