Komuna e Deçanit është shpallur përfituese e një projekti tepër të rëndësishëm, përmes të cilit MMPHI ka ndarë 2,640,000 € për komunën tonë.
Këto mjete do të mundësojnë realizimin e tre nën-projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë për familjet dhe individët në nevojë:
Ndërtimi i njësive të reja të banimit social
Renovimi i shtëpive private për familjet dhe individët e cenueshëm
Ky investim synon të përmirësojë kushtet e banimit dhe të ofrojë mbështetje për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve tanë.
Komuna e Deçanit do të vazhdojë të punojë me përkushtim që çdo familje të ndihet e mbështetur, e sigurt dhe e vlerësuar.
Së bashku për një komunitet më të fortë dhe më gjithëpërfshirës!