Në Deçan u mbajt mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës

Të martën në Deçan u mbajt Mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës, një moment me rëndësi të veçantë për institucionet dhe qytetarët e kësaj komune. Në këtë mbledhje u bë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, si dhe betimi i Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, duke shënuar fillimin e një mandati të ri institucional dhe përgjegjësie publike.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i cili do të udhëheqë punimet e Kuvendit edhe në këtë mandat.

Kryetari Ramosaj i uroi suksese të gjithë anëtarëve të rinj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Ai u zotua se institucionet komunale do të vijojnë punën me përgjegjësi të lartë, me vizion të qartë zhvillimor dhe me vëmendje të veçantë ndaj nevojave të komunitetit, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike.

Komuna e Deçanit uron të gjithë të zgjedhurit suksese në detyrat e tyre dhe shpreh bindjen se puna e përbashkët do të sjellë rezultate të mira për qytetarët deçanas, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …