leoni

Komuna e Deçanit po merr pjesë në trajnimin e Kërkim – Shpëtimit Malor

Komuna e Deçanit po merr pjesë në trajnimin e Kërkim – Shpëtimit Malor, trajnim ky i cili po mundëson individët të marrin përvoja, njohuri dhe praktika në lidhje me Kërkim-Shpëtimin Malor. Nga Komuna e Deçanit në këtë trajnim po marrin pjesë 7-të pjesëmarrës, gjatë trajnimit 3 ditor, ekipi nga Deçani për Kërkim-Shpëtim Malor, po kryen fazën e dytë të trajnimeve të modulit veror. Për komunën e Deçanit është e rëndësishme të ketë një ekip të kualifikuar për Kërkim-Shpëtim Malor që mund të ndihmojë në raste emergjente. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ju ka uruar suksese në fazën e dytë të trajnimeve të gjithë Pjesëmarrësve. NaturKosovo është një iniciativë e financuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, e promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Volontari nel Mondo RTM, e implementuar nga CELIM Milano dhe Utalaya, në bashkëpunim me Asociacionin Italian për Turizmin e Përgjegjshëm, Klubin Alpin Italian dhe CNSAS.

May be an image of climbing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …