leoni

Drenasit përfundon projektet e investimeve kapitale për vitin 2015

Komuna e Drenasit, gjatë vitit që po lemë pas, ka shënuar progres të konsiderueshëm në realizimin e projekteve kapitale që kanë qenë jetike për qytetarët e Komunës sonë. Drejtoria e Urbanizmit, ka përmbyllur projektet me ndërtimin e trotuareve në Poklek të Ri dhe të Vjetër si dhe Drenasin II, ndërsa ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në lagjet e fshatit Vërboc dhe disa lagje në Komoran I , gjithsejtë ka shpenzuar buxhetin për realizim të projekteve nga investimet kapitale me 98 për qind.

Në mesin e mbi 70 projekteve qe kanë qenë nga projektet për investime kapitale, Drejtoria e Urbanizmit ka përmbyllur këtë vit me finalizimin e ndërtimit të trotuarit në fshatin Poklek i Ri dhe të Vjetër ne gjatësi prej 1600 metrave, ku vlera e projektit ishte 30 mijë euro ( nga shkolla e mesme deri te rruga e fshatit Pokleku i vjetër), e po ashtu është ndërtuar edhe trotuari në Drenasin II, përkatësisht nga lagja Qorri ne gjatësi prej 800 metrave ku vlera e projektit ishte prej 20 mijë eurove, që po ashtu ne kuadër të projekteve për trotuare janë shtruar edhe tri lagje me kubëza ne Drenasin II. Po ashtu ka përfunduar asfaltimi ne lagjen Rrukiqi, Shala, Dobra e Gllareva të fshatit Veroc, ku gjithsejtë vlera e këtij projekti dy vjeçar është 160 mijë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm ka mbetur që të asfaltohet edhe lagja Istogu e këtij fshati, ku gjithsejtë nga ky projekt përfshihen 1800 metra rrugë të asfaltuara. Ndërsa po ashtu ka përfunduar asfaltimi edhe i rrugës në Komoran I. Ndryshe këtë vit, realizimi i projekteve kapitale ka shkuar sipas planit dinamik të paraparë nga buxheti i miratuar në Kuvendin e Komunës dhe janë asfaltuar rrugë ne gjatësi prej 23 mijë metra me buxhet të shpenzuar mbi 1 milion e 400 mijë euro, kanalizim ne gjatësi prej 20 mijë e 707 metra ne vlerën prej 340 mijë eurove dhe përfundimi i punimeve në ujësjellës për disa fshatra të Komunës së Drenasit. Vlera e përgjithshme e investimeve nga projektet kapitale e miratuar në Kuvendin e Komunës për Drejtorinë e Urbanizmit ka qenë 2 milion e 500 mij euro  ( rrugë ujësjelles, kanalizim, trotuare, ndricim dhe ura ) ndërsa është shpenzuar 98 për qind e tyre, kurse vlera e përgjitshme e projekteve ne të gjitha drejtoritë ka qenë në vlerën prej 3 milion e 300 mijë euro dhe është shpenzuar mëse 98 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …