Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se për shkak te punimeve, do të mbyllen për qarkullim të automjeteve disa rrugë në qytet

Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me datë 23.05.2021 duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 12:00 do të bëhet mbyllja e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në një segment të rrugës urbane “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, konkretisht pjesa ku janë duke u zhvilluar punimet në finalizimin e projektit – Ndërtimi i nënkalimit prej rrugës “Fehmi Agani” deri te rruga “Liman Rekaj”. Më datë 23, 24 dhe 25.05.2021 duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 18:00 do të bëhet mbyllja e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në një segment të rrugës urbane “Besim Rexhepi”, konkretisht pjesa ku janë duke u zhvilluar punimet në finalizimin e projektit – Ndërtimi i nënkalimit prej rrugës “Fehmi Agani” deri te rruga “Liman Rekaj”. Arsyeja e mbylljes së përkohshme të qarkullimit në trafik në këto dy rrugë do të bëhet me qëllim të përmbylljes së punimeve në projektin – Ndërtimi i nënkalimit prej rrugës “Fehmi Agani” deri te rruga “Liman Rekaj”, duke përfshirë edhe punët në sinjalizimin horizontal. Kërkohet nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Ferizajt kërkohet që në këto ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …