Nesër në Krojmir, te nënkalimi, në magjistralen Carralevë-Komoran inaugurohet Memeoriali i katër dëshmorëve

Nesër në Krojmir, te nënkalimi, në magjistralen Carralevë-Komoran inaugurohet Memoriali i katër dëshmorëve

Njoftohen të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidët, veteranët, si dhe të gjithë qytetarët liridashës se sot  në orën 10:30 të pllaka përkujtimore e katër heronjve: Halil Meta, Qamil Olluri, Isa Olluri dhe Enver Olluri në oborrin e shkollës, në fshatin Krojmir do të bëhen  homazhe. Pas homazheve, nën organizimin e Veteranëve të UÇK-së dhe rinisë së fshatit Krojmir në orën 11:00 do të mbahet manifestimi për nder të heronjve dhe martirëve si dhe do të bëhet inaugurimi i memorialit të katër heronjve te nënkalimi në magjistralen Carralevë-Komoran, në Krojmir, duke ju përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së kundër virusit korona. Gjatë luftës  së UÇK-së, nga fshati Krojmir  forcat serbe kanë vrarë edhe Afërditë Shaqë Qeriqin dhe Musa Bungun, ndërsa Mehmet Olluri  konsiderohet i zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …