Komuna e Hanit të Elezit pjesë e projektit të USAID-it “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”

Kryetari i komunës Rufki Suma, priti në takim pune Jeton Cana – ekspert për qeverisje lokale dhe administratë publike në USAID, Afërdita Mekuli – drejtoreshë e projektit të USAID-it, dhe Agim Salihu – zv. Drejtor i projektit të USAID-it, Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM). Ata e njoftuan kryetarin Suma se aktiviteti i USAID-it Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë përkrahë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës për të forcuar llogaridhënien dhe efektivitetin në prokurimin publik, si një mjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në nivel komunal. Duke punuar ngushtë me partnerët komunalë dhe duke mbështetur lidhjet me qeverinë qendrore, agjencitë e pavarura dhe shoqërinë civile, promovon ndryshimet lokale duke krijuar ndikim të qëndrueshëm. Për këtë qëllim objektivat dhe fushëveprimi i programit, ku objektivat kryesore të programit janë:

-Zhvillimi, përsosja dhe aplikimi i modeleve për komuna transparente dhe llogaridhënëse.

-Angazhimi i nivelit qendror në trajtimin e efektivitetit dhe transparencës komunale në kuadër të procesit të prokurimit

-Përmirësimi i monitorimit dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile.

Ata than se për të shtuar intensitetin e arritjes së objektivave të projektit në fokus do të jenë edhe për 10 komuna të reja. Ndërsa kryetari I komunës Rufki Suma duke falënderuar zyrtarët e projektit USAID-it që edhe komuna e Hanit të Elezit të jetë pjesë e këtij projekti, nënshkroi letër zotimin për të qenë partnere përkatësisht komunë në fokus në këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …