leoni

Komuna e Junikut ka mbajtur Diskutimin e II-të Publik me qytetar

Komuna e Junikut ka mbajtur Diskutimin e II-të Publik me qytetar me temën: “Vizioni, Qëllimi dhe Objektivat Zhvillimore”, në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2019-2029, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturë të mirë dhe ambient të pastër e ekologjik duke iu japë prioritet bujqësisë me degët respektive, blegtorisë së imët(bletarisë), turizmit tradicional-rural, turizmit rekreativ/sportiv dhe ati shëndetësor. Plani Zhvillimor Komunal 2019-2029, objektivë ka edhe përkrahjen e bizneseve dhe zhvillimin e Energjisë së Ripërtërishme Alternative, indikator për zhvillimin e zonës turistike ekologjike të Junikut dhe integrimit nacional. Impakti qytetar përmes komenteve, propozimeve dhe sugjerimeve gjatë diskutimit pasuron PZHK-në 2019-2029 me projekte kapitale të bazuara në komunitet. propozime të cilat qytetarët mund t’i adresojnë edhe përmes platformës digjitale:

https://platformadigjitale.com/Juniku/

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …